Grabiten në muze 200 objekte nga periudha e Vikingëve/ Autoritete norvegjeze: Nëse nuk kthehen ...

Grabiten në muze 200 objekte nga periudha e Vikingëve/ Autoritete norvegjeze: Nëse nuk kthehen ...

19:51, 20/08/2017
A+ Aa A-

Rreth 400 objekte që datojnë që prej periudhës së Vikingëve janë grabitur në datat 11 dhe 13 gusht në muzeun e Bergen, në jugperëndim të Norvegjisë, një vjedhje e konsideruar si një prej më të rëndave për artin norvegjez, theksoi sot drejtori i muzeut.

“Nëse objektet e vjedhura nuk kthehen, bëhet fjalë për grabitjen më të rëndë që prej 200 vitesh për një muze në Norvegji”, deklaroi Henrik von Achen.

“Objektet, kryesisht të vogla dhe në metal, nuk kanë teorikisht asnjë vlerë”, shtoi drejtori.

“Dhe nuk është e mundur t’i shesësh në tregun ligjor (…). Është një humbje e madhe dhe e pakompesueshme lidhur me historinë kulturore të këtyre objekteve dhe vlera historike e të cilave e tejkalon dhe vlerën monetare.

Gjatë fundjavës më 11-13 gusht, një apo disa persona kanë arritur të hyjnë në muze nga kati i shtatë, me ndihmën e një skele të vendosur në muret e jashtme.

Objektet e grabitura ishin zhvendosur përkohësisht për t’u vendosur në një vend më të sigurt.

“Masat e marra nuk kanë qenë të mjaftueshme, ne duhet të kishim pajisje të tjera sigurie”, theksoi Henrik von Achen.

Policia norvegjeze ka nisur një hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco