Mungesa e parave detyron qytetarët e këtij vendi të paguajnë me… smartfonë!

Mungesa e parave detyron qytetarët e këtij vendi të paguajnë me… smartfonë!

11:00, 08/08/2017
A+ Aa A-

Të bësh pazar është shndërruar në një sfidë të vërtetë për shumë libianë që janë duke u përballur me një mungesë të theksuar të likuiditetit dhe për të pasur lehtësime në këtë pjesë, një mënyrë e re pagimi nëpërmjet smartfonit është shfaqur ndonëse jo të gjithë e mbështesin.

Në këtë vend të pasur me naftë, të prekur nga dhuna dhe kaosi që prej rënies së Muamar Gadafi në vitin 2011, rivalitetet politike dhe mes fiseve janë fatale për funksionimin, tashmë të brishta, të institucioneve shtetërore.

Në këtë vend, ku çmimet janë trefishuar, madje edhe katërfishuar ose pesëfishuar, numërohen dy bankaqendrore. Njëra nën autoritetin e qeverisë së Unionit Kombëtar, e njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe me seli në Tripoli, tjetra nën kontrollin e autoriteteve rivale me qendër në lindje të vendit.

Pjesa më e madhe e popullsisë aktive punon në funskinet publike në Libi. Funksionarët marrin rrogën drejtëpërdrejtë në llogaritë e tyre në bankë por për shkak të likuiditetit, e kanë të vështirë të tërheqin para.

“Njerëzit nuk i besojnë më bankave. Ata kërkojnë të jenë të sigurt se do të kenë mjaftueshëm para kesh nëse ndodh ndonjë gjë dhe bankat mbyllen ose nëse do jenë të detyruar që të mos dalin nga shtëpia”, thotë një nënpunës i një banke.

Për pasojë, shumë libianë nuk kanë depozituar më para nëpër banka dhe me kalimin e viteve, monedhat kanë dalë nga rrjeti pa u kthyer më, duke krijuar një krizë likuiditeti të paprecedentë.

Libianët aktualisht mbajnë rrdhën para bankave pa pasur garancinë se do të arrijnë të tërheqin para.

Në një vend ku pagesat me çek janë shumë të rralla bankat kanë filluar të nxjerrin shërbime të reja pagimi, nëpërmjet smartfonëve.

Për shembull në Benghazi, qytet në lindje i kontrolluar nga autoritetet rivale me qeverinë.

Banka Tregtare dhe e Zhvillimit (BCD) propozon aplikacionin “Edfali” për klientët e saj ndërsa “Wahda Bank” ka hedhur në treg “MobiCash”, mënyra pagesash nëpërmjet smartfonëve.

Nëpërmjet këtyre aplikacioneve, tregtarët dhe konsumatorët shkëmbejnë një kod për të kryer transaksionet dhe mijëra tregtarë në vend përdorin këto mënyra pagesash.

Megjithatë kjo mënyrë e re pagese nuk e ka bindur ende shumicën e libianëve që vazhdojnë të presin para bankave për të tërhequr paratë e tyre, nëse arrijnë.

Ndërkohë që sasi të mëdha dinarësh libianë vazhdojnë të kalojnë dorë më dorë jashtë qarkut bankar, tregtarët dhe individët, një numër jo i vogël libianësh, preferojnë të ruajnë paratë e tyre poshtë dyshekut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco