Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Katari ankohet në OKB: Haxhi po keqpërdoret për përfitime politike

Katari ankohet në OKB: Haxhi po keqpërdoret për përfitime politike

14:05, 30/07/2017
A+ Aa A-

Komisioni kombëtar i Katarit për të Drejtat e Njeriut (NHRC) është ankuar te Kombet e Bashkuara (KB) lidhur me problemet me të cilat përballen shtetasit e saj gjatë kryerjes së kushtit të pestë të Islamit, Haxhin.
Në letrën e NHRC-së drejtuar raportuesit të KB-ve për Liritë Fetare dhe të Besimit, Heiner Bielefeldt, është shprehur shqetësimi i Katarit për siç thuhet, “politizimin e ritualeve fetare për realizimin e përfitimeve politike”.

Në letër poashtu shtë theksuar se me presionin e ushtruar mbi shtetasit e Katarit, shkelen marrëveshjet ndërkombëtare.

“Arabia Saudite ka dhënë një leje në bazë të të cilës qytetarët e Katarit mund të udhëtojnë në Haxh vetëm përmes dy linjave të fluturimit. Ky vendim vlen edhe për qytetarët tanë jashtë Katarit. Ata së pari duhet të vijnë në Doha dhe pastaj të udhëtojë për në Arabinë Saudite”, thuhet në ankesë.

Ministria saudiane për Haxh dhe Umre, më 20 korrik publikoi një vendim me të cilin shtetasit e Katarit mund të kryejnë këto rituale, por me kusht që këtë ta bëjnë përmes avionit.

Kriza e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit, të cilat autoritetet në Doha i kanë mohuar dhe bllokadën e shohin si një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco