'Gati të përdorim forcën!’ Bombarduesit amerikanë fluturojnë mbi Korenë e Veriut

'Gati të përdorim forcën!’ Bombarduesit amerikanë fluturojnë mbi Korenë e Veriut

13:37, 30/07/2017
A+ Aa A-

Në përgjigje të testit të Koresë  së Veriu, sulmuesit supersonik amerikanë u bashkuan me avionët japonezë dhe ata të Koresë së Jugut , dhe fluturuan mbi gadishullin Korean , në një shfaqje të rrezikshme fuqie.

Forcat amerikane të Paqësorit  thanë se misionet dypalëshe ishin një "përgjigje e drejtpërdrejtë" ndaj testit të raketave të Kim Jong-un, të premten.

"Nëse e nevojshme, ne jemi të gatshëm të kundërpërgjigjemi me forcë të shpejtë, vdekjeprurëse dhe dërrmuese në kohën dhe vendin që do ta zgjedhim vet ne ," thanë forcat ajrore të Paqësorit të SHBA në një deklaratë.

Bombarduesit u ngritën nga baza amerikane në Guam, e më pas me to u bashkuan edhe avionë luftarakë japonezë dhe koreano-jugorë.

“Koreja e Veriut mbetet ende kërcënimi më urgjent ndaj stabilitetit në rajon”, thekson në nje deklaratë komandanti i Forcave Ajrore të Paqësorit, gjenerali Terrence J. O’Shaughnessy.

Nga ana tjetër thuhet se, vet udhëheqësi i shtetit të izoluar komunist, Kim Jong-un e ka mbikëqyrur personalisht testin raketor të mesnatës së të premtes, duke theksuar se ai ishte një “paralajmërim” për Shtetet e Bashkuara, se nuk do të jetë e sigurtë nga shkatërrimi nëse përpiqet të sulmojë Penianin.

Ky paralajmërim është dhënë përmes agjencisë zyrtare të lajmeve “KCNA”.

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur edhe në të kaluarën në fluturim avionët bombardues supersonikë “B1-B Lancer”, si shenjë force dhe kundërpërgjigje ndaj testeve raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut./SYRI.net/

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco