Ndizet radioteleskopi për sinjalet e alienëve në Europë

Ndizet radioteleskopi për sinjalet e alienëve në Europë

12:49, 30/07/2017
A+ Aa A-

Teleskopi irlandez është pjesë e rrjetit të detektorëve 150 milionë euro “International Low-Frequency Array (I-Lofar)”, që do të shpërndahen në Europë. Ky teleskop do të përdorë valë të frekuencës së ulët në kërkim të sinjaleve të alienëve. Në kërkim të planetëve të rinj dhe për të ndihmuar të deshifrohet origjina misterioze e vrimave të zeza të hapësirës dhe galaksitë. Kontributi i Irlandës për I-Lofar, i cili zë një hapësirë sa një fushë futbolli, është ndezur nga John Halligan, një ministër qeverie që ka pohuar edhe më parë se beson në ekzistencën e jetës aliene.

“Galaksia jonë është 100,000 vite dritë ta përshkruash me një miliard diej dhe dy miliardë planete”, tha ai për “The Times” duke shtuar se “do të ishte e jashtëzakonshme nëse nuk do të kishte ndonjë lloj forme të jetës. Unë mendoj se është e paevitueshme që të ketë jetë dhe lançimi i sotëm sigurisht që do të ndihmojë”. Lofar është një nga projektet më të mëdha të astrofizikës në Europë, me 11 stacione ndërkombëtare të shpërndara në Gjermani, Poloni, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Suedi, me stacione plus në Holandë. Teleskopi i ri në Birr Castle u bë stacioni i 12të i këtij rrjeti.

Është ndërtuar afër teleskopit historik Leviathan, i cili është ndërtuar nga Konti i tretë i Rosse në vitin 1845 dhe ishte teleskopi më i madh në botë deri në vitin 1917. Lofar do të jetë në gjendje të dëgjojë për sinjale radioje të largëta, të cilat mund të tregojnë praninë e jetës inteligjente, sipas Paul Gilster, një analist i zbulimit të hapësirës. Kërkimi për inteligjencën jashtëtokësore në përgjithësi synon të kapë sinjale të dërguara qëllimisht në rrugën tonë, por shkencëtarët gjithashtu poshqyrtojnë mundësinë e pritjeve aksidentale”, tha Gilster për “The Times”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco