Rusia gati për të furnizuar Turqinë me sistemet e fuqishme raketore

Rusia gati për të furnizuar Turqinë me sistemet e fuqishme raketore

11:39, 30/07/2017
A+ Aa A-

Pak çështje nominale kanë mbetur për t’u përfunduar në një kontratë përgjithësisht të formalizuar për dërgimin e sistemeve raketore S-400 nga Rusia në Turqi, tha të premten zëdhënësi presidencial turk Ibrahim Kalin. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha këtë javë se Ankaraja dhe Moska kishin nënshkruar një dokument mbi furnizimet e sistemeve S-400 Triumf.

“Negociatat po përfundojnë, gjë që unë mund ta them qartë. Kanë mbetur për t’u qartësuar vetëm pjesë të vogla lidhur me marrëveshjen. Megjithatë, në aspektin e përgjithshëm, marrëveshja tashmë ka marrë formë (të plotë),” tha Kalin, cituar nga Anadolu.

Bisedimet Rusi-Turqi mbi shpërndarjen e sistemeve S-400 kanë nisur që nga viti 2016. Në mars, Sergei Chemezov, CEO i Koorporatës Rostec të Rusisë, tha se Ankaraja ishte gati për të blerë sistemet me një hua të dhënë nga Moska. Më 18 korrik, Chemezov tha se çështjet teknike të kontratës për furnizimin e sistemeve S-400 në Turqi ishin zgjidhur, dhe kishin mbetur vetëm ato administrative.

S-400 Triumf është një sistem raketash të gjeneratës së ardhshme sipërfaqe-ajër që mund të mbajnë tri lloje të ndryshme raketash të afta për të shkatërruar objektivat ajrore nga një distancë e shkurtër deri në një shumë të gjatë. Ai është projektuar për të ndjekur dhe shkatërruar lloje të ndryshme të objekteve ajrore, nga aeroplani i zbulimit deri te raketat balistike. /impakt/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco