Kurani 154 kilogram ekspozohet për herë të parë në Medine

Kurani 154 kilogram ekspozohet për herë të parë në Medine

11:16, 30/07/2017
A+ Aa A-

Një kopje e madhe e Kur’anit të Shenjtë që peshon 154 kilogram është vënë në ekspozite në Medine.

Njerëzit mund ta shohin kopjen në një ekspozitë Kur’anore të ngritur pranë Xhamisë së Pejgamberit të Shenjtë (Al-MEsxhid el-Nabavi), sipas faqes së internetit të al-Fajr.

Hamza Abdul Kerim, një zyrtar i ekspozitës, tha se kopja ishte bërë nga një shtetas afgan i quajtur Kulam Muhijeddin rreth 200 vjet më parë.

Duke qenë një nga kopjet më të mëdha të Kur’anit, ajo u dërgua në Medinë nga Afganistani nga katër deve në atë kohë, tha ai.

Ai vuri në dukje se kopja e Kur’anit peshon më shumë se 154 kilogramë dhe ka 150 centimetra në gjatësi dhe 100 centimetra në gjerësi.

Sipas Abdul Kerimit, disa ekspozita të tjera të rralla të Kur’anit, duke përfshirë edhe dorëshkrime të shkruara në lëkurë janë paraqitur në ekspozitë.

Ekpozita ka 12 pavione në të cilat, gjithashtu, janë ekspozuar përkthimet e Kur’anit në gjuhë të ndryshme, shtoi ai.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco