Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjen 22 shufra ari poshtë një peme, ajo që bën ky qytetar ka lenë gojëhapur një komb të tërë

Gjen 22 shufra ari poshtë një peme, ajo që bën ky qytetar ka lenë gojëhapur një komb të tërë

10:48, 30/07/2017
A+ Aa A-

Një qytetar i ndërgjegjshëm  ka lënë gojëhapur mbarë Gjermaninë, pasi i dorëzuar një çantë me 22 shufra ari dhe 3,500 euro para të thata, policisë së Berlinit.

Ai e gjeti thesarin pranë një banke në Neukölln, të harruar poshtë  një pemë, raporton “The Telegraph”.

"E mrekullueshme ajo që mund të gjesh nën një pemë në Neukölln", njoftonte policia në Twitter.

Qytetari që gjeti çantën, e çoi menjëherë në stacionin e policisë, shkruan syri.net. Ajo iu dorëzua pronarit fatlum.

Policia ishte në gjendje të zbulonte brenda pak minutash  identitetin e tij duke analizuar artikujt e tjerë personalë në çantë.

"Pronari është gjetur dhe ka thënë se kishte lëvizur disa gjëra për t’i vënë në biçikletën e tij, por se nuk  e kishte vënë re se kishte lënë aty një nga cantat, tha policia e Berlinit të premten.

Sipas ligjit gjerman, njerëzit që gjejnë sende të humbura kanë të drejtë të marrin 3-5 përqind të vlerës së tyre.

22 shufrat e arit,  që peshojnë një kilogram,  vlejnë rreth 30,000 euro , sipas çmimin aktual të arit, që do të thotë se kalimtari i ndershëm mund të marrë pothuajse 2,000 euro. /SYRI.net/


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco