Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Të shtëna në një klub nate në Gjermani, 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Të shtëna në një klub nate në Gjermani, 2 të vdekur dhe disa të plagosur

10:03, 30/07/2017
A+ Aa A-

Breshëri të shtënash kanë tronditur një klub nate në Gjermani .

Të paktën 2  persona u vranë dhe 3 të tjerë janë plagosur në një klub në qytetin gjerman të Konstanz.

Lajmi u njoftua nga policia  e qytetit, e cila ka deklaruar fillimisht se ishte ne ndjekje të agresorit

Sulmuesi u plagos rëndë pas një përleshje me policinë gjermane, pranë kufirit zviceran.

Policia ka bërë të ditur se të shtënat filluan  rreth orës 02:30 sipas orës lokale.

Një nga rojet duket se ishte qëlluar ndërkohë që përpiqej të ndalonte sulmuesin, thanë dëshmitarët për televizionet lokale.

"Të pranishmit ishin në gjendje të shpëtonin veten duke dalë nga dyert e emergjencës ose duke u fshehur", tha një zëdhënës i policisë.

Policia dhe prokurorët thanë në një deklaratë se forcat speciale komando dhe një helikopter policie janë vendosur në qytet, pasi  nuk dihet ende nëse i dyshuari kishte bashkëpunëtorë.

"BBC" raporton se sulmuesi ka humbur jetën në spital.

Motivi pas të shtënave është momentalisht i paqartë./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco