Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Hamburg, azilkërkuesi ther me thikë një person dhe plagos 6 të tjerë

Hamburg, azilkërkuesi ther me thikë një person dhe plagos 6 të tjerë

09:44, 30/07/2017
A+ Aa A-

Një sulmues ka vrarë një person dhe plagosi gjashtë të tjerë në një sulm me thikë, në një supermarket në Hamburg .

Zyrtarët gjermanë kanë njoftuar se ai ishte një "ekstremist i njohur",

"Ai njihej si ekstremist , por jo si xhihadist", tha ministri i Brendshëm i Hamburgut Andy Grote, duke vënë në dukje se i dyshuari kishte gjithashtu probleme psikologjike.

Sulmuesi, të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil, kishte lindur  në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE).

Ai filloi të sulmonte konsumatorët që i dilnin përpara në mënyrë rastësore, të premten.

Policia tha se veproi vetëm dhe u ndalua nga vetë kalimtarët.

26-vjeçari, i identifikuar si Ahmed A, është një palestinez nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili është i regjistruar në bazën e të të dhënave ekstremiste, tha Grote, të shtunën.

Sulmues  mbërriti në Gjermani në vitin 2015, por nuk mundi të deportohej sepse nuk kishte dokumente identifikimi.

Ai po vuante gjithashtu nga problemet e shëndetit mendor, thanë zyrtarët./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco