Kina demostron fuqinë me paradë ushtarake të jashtëzakonshme

Kina demostron fuqinë me paradë ushtarake të jashtëzakonshme

08:03, 30/07/2017
A+ Aa A-

1 gushti shënon 90 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Të dielën paradite në orën 9.00, u zhvillua në bazën stërvitore ushtarake Zhurihe parada e trupave kineze.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, njëherësh kryetar i Shtetit dhe kryetar i Këshillit Qendror Ushtarak Xi Jinping ishte i pranishëm në paradë dhe mbajti një fjalim. Kjo është hera e parë e zhvillimit të paradës së trupave kineze në vitet e fundit në kushtet e operacionit fushor dhe e para paradë madhështore me rastin e Ditës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, pas reformës ushtarake, njofton CRI.

Baza stërvitore Zhurihe, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme në veri të Kinës, ka një sipërfaqe prej mbi 1000 kilometrash katrore dhe është baza stërvitore ushtarake më e madhe e më moderne në Azi. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco