Putin i fal tre spiunet e Gjeorgjisë

Putin i fal tre spiunet e Gjeorgjisë

07:55, 30/07/2017
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka falur dy gra, të cilat ishin dënuar për tradhti, pasi kishin dërguar mesazhe tekstuale disa personave në Gjeorgji rreth lëvizjes së ushtrisë ruse, në prag të fillimit të luftës së shkurtër mes Rusisë dhe Gjeorgjisë më 2008.

Vendimet për falje të Putinit janë publikuar në faqen zyrtare të qeverisë ruse.

Sipas dokumenteve, thuhet se Annik Kesyan dhe Marina Dzhandzhgava, nuk do ta përfundojnë dënimin.

Të dy gratë u patën shpallur fajtore për tradhti, pasi kanë dërguar mesazhe tekstuale rreth lëvizjeve të ushtrisë ruse afër kufirit me Abkhazia, rajon i shkëputur nga Gjeorgjia, pak kohë pasi të niste lufta e shkurtër më 2008.

Kesyan ishte dënuar me tetë vite burgim, derisa Dzhandzhgavas i ishte shqiptuar dënimi prej 12 vitesh burg.

Gjatë muajit mars, Putin e ka falur gruan e tretë, Oksana Sevastidi, e cila ishte dënuar me shtatë vite burgim në vitin 2016, pasi edhe ajo kishte dërguar mesazhe tekstuale në vitin 2008, për një tren rus i cili ishte nisur për në Abkhazia, rajon i shkëputur nga Gjeorgjia.

Interfax ka raportuar se të tri gratë ishin arrestuar në vitin 2013 në Rusi./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco