Venezuelë, opozita sfidon Maduron, bën thirrje për protesta

Venezuelë, opozita sfidon Maduron, bën thirrje për protesta

01:13, 30/07/2017
A+ Aa A-

Opozita në Venezuelë i bëri thirrje mbështetësve të saj për demonstrata të tjera, pasi një numër i vogël protestuesish sfiduan urdhërin e qeverisë për ndalimin e manifestimeve deri ditën e martë, para zgjedhjeve të diskutueshme të caktuara nga presidenti Nikolas Maduro.

Presidenti Maduro paralajmëroi të enjten se kushdo që sfidon urdhrin për ndalimin e demonstratave rrezikon deri në 10 vjet burg. 

Protestuesit po demonstrojnë kundër votimit të diskutueshëm të së dielës, kur qeveria planifikon të votojë për krijimin e Asamblesë Kushtetuese që do të ndryshojë dokumentin themeltar të vendit. 

Kritikët akuzojnë se vetëm mbështetësit e Maduros janë kandidatë për Asamblenë Kushtetuese dhe se ata mund t’i japin atij të drejtën për të ndenjur në detyrë për një kohë të pacaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco