Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Alarmi i studiuesve: Gjenden peshq helmues pranë brigjeve shqiptare!

Alarmi i studiuesve: Gjenden peshq helmues pranë brigjeve shqiptare!

21:24, 29/07/2017
A+ Aa A-

Disa lloje peshqish toksikë janë kapur në brigjet e Puglias në Italinë fqinjë.

Një biolog detar, italiani Fasano Pierluigi Carbonara, ka bërë të ditur se janë shfaqur këto lloj peshqish që nuk kanë qenë në të kaluarën.

“Në një studim, në bashkëpunim me kolegët shqiptarë të Universitetit të Tiarnës dhe atyre malazeze (Universiteti i Biologjisë Detare në Kotor) që do të publikohet në muajt e ardhshëm, kemi analizuar prezencën e mostrave që i përkasin familjes ‘Tetraodontidae’ përgjatë bregdetit të Adriatiku Jugor”, tha Carbonara, duke shtuar se këta lloje peshqish kanë efekte të rënda të njerëzit.

    Puglia ndodhet jo larg brigjeve shqiptare dhe nuk përjashtohet mundësia që këto lloje peshqish të jenë prezentë edhe në brigjet shqiptare.

    Megjithatë, biologu shton gjatë intervistës së tij në një media lokale publukuar këtë të shtunë, se këto lloje peshqish nuk u afrohen kurrë njerëzve.

    I vetmi rrezik është ai i konsumimit, shton Carbonara.

    /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco