"Kam një gjarpër të ngecur në fyt"!/Gruaja shokon zjarrfikësit

15:24, 29/07/2017
A+ Aa A-

Zjarrfikësit në Ohio të SHBA morën telefonatën më të pabesueshme nga një grua, e cila e terrorizuar kërkoi ndihmën e tyre.


“Ju lutem, kam një boa të ngecur në fytyrë”


“Zonjë, çfarë keni?”, u përgjigj operatori. “Jeni jashtë me një boa të mbërthyer rreth fytyrës?”


Sipas asaj që shkruan BBC, gruaja shpjegoi se gjarpri 1.6 metra i gjatë e kishte mbërthyer rreth e rrotull fytyrës dhe e kishte pickuar në hundë.
Ajo tha se e kishte “shpëtuar” gjarprin dhe një tjetër boa gjatë ditës së mërkurë.


Një ambulancë shkoi me urgjencë në shtëpinë e gruas në Sheffield Lake. Kur mbërritën, punonjësit e gjetën atë të shtrirë përtokë me gjarprin rreth qafës.
“Ishte mbërthyer rreth qafës së saj dhe po e pickonte në hundë. Nuk e lëshonte”, tha shefi i zjarrfikëses Tim Card, shkruan “Tetova sot”.


Zjarrfikësve iu desh që t’ia prinin gjarprit kokën, në mënyrë që të shpëtonin gruan, pasi nuk kishte mënyrë tjetër. Boa e vret prenë e saj duke e shtrënguar kaq fort sa gjaku dhe oksigjeni nuk mund të shkojë tek organet vitale të viktimës.


Gruaja, e cila tha se kishte 11 gjarpërinj, u dërgua në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco