SHBA zbulon përgjegjësit: Kush fshihet pas kërcënimit koreano-verior

SHBA zbulon përgjegjësit: Kush fshihet pas kërcënimit koreano-verior

13:31, 29/07/2017
A+ Aa A-

Kina dhe Rusia janë përgjegjëset e vetme për rritjen e kërcënimit që përbën Koreja e Veriut, akuzoi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, pas testimit të fundit të raketës ndërkontinentale nga Pheniani.

Pas suksesit të testimit të dytë të raketës balistike ndërkontinentale në një muaj, lideri koreano-verior, Kim Jong-Un theksoi se nuk ka rëndësi se ku dhe se kur (…) i gjithë territori amerikan është brenda rrezes së veprimit të raketave tona, shkruan "ATSH".

“Si mbështetësit ekonomikë të programit bërthamor balistik të Koresë së Veriut, Kina dhe Rusia mbajnë përgjegjësinë e vetme dhe të veçantë në rritjen e kërcënimit për stabilitetin rajonal dhe global”, deklaroi Rex Tillerson në një komunikatë.

“Ky testim i raketës është një shkelje flagrante e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që reflektojnë që reflektojnë kërkesën e komunitetit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Kina është aleati i fundit i madh i Phenianit ndërkohë që Rusia e Vladimir Putinit i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të mos humbasë gjakftohtësinë përballë fuqisë bërthamore të regjimit koreano-verior.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco