Horror, e mitura përdhunohet dy herë brenda natës nga persona të ndryshëm

Horror, e mitura përdhunohet dy herë brenda natës nga persona të ndryshëm

13:25, 29/07/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një stacion treni në Angli, teksa një vajzë e mitur ka rënë pre e përdhunimit dy herë brenda natës. 15-vjeçarja është përdhunuar nga sulmues të ndryshëm, në stacionin e trenit Witton, midis orës 19:00 të së martës dhe 02:00 të së mërkurës.


Mësohet se e mitura, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka qenë duke ecur në stacionin hekurudhor, kur një burrë i është afruar dhe më pas e ka çuar në një zonë të izoluar të stacionit, duke e përdhunuar. 


Menjëherë pas sulmit, vajza është larguar nga zona, duke dalë pëpara një makine në rrugë për t’i kërkuar ndihmë. Sapo 15-vjeçarja ka hyrë në automjet është sulmuar seksualisht për herë të dytë nga një burrë tjetër, raporton policia.


Vajza ka denoncuar ngjarjen në polici kur është kthyer në shtëpi. Autoritetet kanë konfiskuar të gjitha pamjet e CCTV për të identifikuar autorët, të cilën dyshohen se janë aziatikë rreth moshës 20 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco