Ka shkuar në 72 numri i viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi një ditë më parë Filipinet.
Situata më e rënduar raportohet në Cebu atje ku ishte dhe epiqendra e lëkundjeve me magnitudë 6.9 Rihter.
Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po kërkojnë për të mbijetuar pasi shumë ndërtesa janë shembur.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Cebu ku shumë banorë janë evakuuar, ndërsa 600 shtëpi janë dëmtuar.
Në spitale ndodhen mbi 300 të plagosur, teksa dëme të konsiderueshme raportohen dhe në infrastrukturën rrugore.





© SYRI.net