Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkaktoi një stuhi reagimesh në rrjetet sociale pasi Shtëpia e Bardhë publikoi një foto të tij si ‘Superman’.
Imazhi, i krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, tregon fytyrën e presidentit të SHBA-së të vendosur mbi trupin e superherout të DC-së.
Përreth tij janë shkruar sloganet “E vërteta, Drejtësia dhe Mënyra Amerikane e Jetës”, “Presidenca Trump”, ndërsa në përshkrim shkruhet: “Simboli i shpresës, Superman Trump”.
Fotoja u postua mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur filmi i ri i Superman-it doli në kinema.
Nuk është hera e parë që Donald Trump poston diçka të tillë, pasi në maj kishte ripostuar në Truth Social një portret të tij, të krijuar dukshëm me ndihmën e inteligjencës artificiale, ku shfaqej i veshur si Papa, disa ditë pasi kishte thënë në shaka e seriozisht se do t’i pëlqente të ishte ai udhëheqësi i kishës katolike, dhe pak ditë para se konklavi në Vatikan të zgjidhte pasardhësin e Françeskut të ndjerë.
Portreti me ngjyra, i publikuar në rrjetin social të presidentit amerikan, e tregon atë në një fron papal, me shprehje serioze, të veshur me rrobat e bardha papale dhe mitrën, me një kryq të madh të artë në qafë, dhe me gishtin e dorës së djathtë të ngritur lart drejt qiellit.
Sipas mediave amerikane që riprodhuan foton, veçanërisht në rrjetet sociale, imazhi i krijuar nga inteligjenca artificiale nuk shoqërohet me ndonjë koment shkruar nga republikani. Syri.net-newsbomb.gr
THE SYMBOL OF HOPE.
TRUTH. JUSTICE. THE AMERICAN WAY.
SUPERMAN TRUMP. 🇺🇸 pic.twitter.com/fwFWeYonAq
© SYRI.net