Presidenti libanez përjashton normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Presidenti libanez përjashton normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

14:17, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti libanez Joseph Aoun përjashtoi të premten mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis vendit të tij dhe Izraelit, ndërsa shprehu gatishmëri për një marrëdhënie paqësore me fqinjin e tij jugor, i cili ende zë pjesë të Libanit jugor.

"Çështja e normalizimit... aktualisht nuk është pjesë e politikës së jashtme libaneze", tha Aoun në një reagim të parë zyrtar ndaj Ministrit të Jashtëm izraelit Gideon Saar që shprehu interes për normalizimin e marrëdhënieve me Libanin dhe Sirinë javën e kaluar.
Disa palestinezë janë vrarë duke u përpjekur të sigurojnë ushqim në enklavë që kur Fondacioni Humanitar i Gazës, i cili është kontrovers, filloi operacionet në fund të majit.

Në përgjithësi, Izraeli ka vrarë gati 57,800 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Bombardimet e pandërprera kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi dhe përhapje të sëmundjeve./ Al Arabia English

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco