Zelenskyy nga Roma: Ukraina ka marrë sinjalin pozitiv për rifillimin e ndihmës ushtarake nga SHBA

Zelenskyy nga Roma: Ukraina ka marrë sinjalin pozitiv për rifillimin e ndihmës ushtarake nga SHBA

20:59, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi nga Roma se Ukraina ka marrë të gjitha sinjalet politike të nevojshme për rifillimin e ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se tashmë Kievi disponon një plan dhe një afat kohor për dërgesat e reja të sistemeve të armatimit.

Në fjalën e tij gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, Zelensky u shpreh gjithashtu pozitiv për bisedimet me presidentin amerikan Donald Trump, veçanërisht për sigurimin e sistemeve mbrojtëse ajrore Patriot. Sipas tij, Gjermania është gati të financojë dy prej këtyre sistemeve, ndërsa Norvegjia ka shprehur gatishmërinë për të mbuluar kostot e një sistemi të tretë.

Zelenskyy tha gjithashtu se partnerë të tjerë evropianë mund të bashkohen në mbështetjen ushtarake, sapo të ketë më shumë qartësi mbi nevojat dhe kostot konkrete. Në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë, Zelensky u shpreh se pret nga SHBA që të marrë rolin udhëheqës në vendosjen e masave më të ashpra për të frenuar agresionin rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco