Armeni/ Opozita pro-ruse nën akuzën për terrorizëm, arrestohen 7 persona

Armeni/ Opozita pro-ruse nën akuzën për terrorizëm, arrestohen 7 persona

19:19, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia në Armeni ka arrestuar shtatë persona të lidhur me një parti opozitare pro-ruse, nën dyshimin e terrorizmit. Arrestimet u bënë pas disa bastisjeve në shtëpitë e tyre sot, në kuadër të një shtypjeje më të gjerë para zgjedhjeve parlamentare.

Këta persona janë të lidhur me Federatën Revolucionare Armeniane (ARF), e njohur edhe si Dashnaktsutyun, një organizatë pjesë e koalicionit parlamentar pro-rus të udhëhequr nga Robert Kocharian, ish-president i vendit në Kaukazin Jugor.

Komiteti i Hetimeve në Armeni tha se policia arrestoi shtatë persona dhe ngriti akuza për planifikim të një akti terrorist ndaj njërit prej tyre. Reuters nuk ka arritur të konfirmojë identitetin e tyre.

ARF në një deklaratë tha se bastisjet vazhduan në disa shtëpi deputetësh sot në mëngjes dhe se të paktën një politikan dhe djali i një tjetër u arrestuan.

Arrestimet e sotme vijnë pas procedimeve penale të nisura më parë këtë javë kundër tre politikanëve të Aleancës së Armenisë, koalicionit më të gjerë ku bën pjesë ARF.

Organizatave opozitare u shprehen se hetimet kanë motive politike.

Arrestimet ndodhën në të njëjtën ditë kur kryeministri armen Nikol Pashinian u takua me presidentin azere Ilham Aliyev në Abu Dabi, në përpjekje për të finalizuar marrëveshjen paqësore që synon të përfundojë gati katër dekada konflikt.

Pashinian, i cili erdhi në pushtet gjatë protestave në 2018, e ka afruar Armeninë me Perëndimin dhe e ka mbajtur larg aleatit tradicional, Rusisë.

Megjithatë, javët e fundit ka pasur një shtypje të gjerë ndaj kundërshtarëve politikë dhe kritikëve të Pashinian, përfshirë figura të rëndësishme të opozitës, si një klerik i njohur dhe një ish-president. Disa prej tyre, përfshirë klerikun, kryeipeshkvin Bagrat Galstanyan, akuzohen për planifikim grushti shteti me qëllim marrjen e pushtetit, akuza të cilat ata i mohojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco