OKB: Futet karburanti i parë në Gaza pas 130 ditësh

OKB: Futet karburanti i parë në Gaza pas 130 ditësh

19:01, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ekip i Kombeve të Bashkuara solli rreth 75,000 litra karburant në Gaza të mërkurën, dërgesa e parë e tillë në 130 ditë, tha të enjten zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric.

"Sasia e futur dje nuk është e mjaftueshme për të mbuluar as edhe një ditë të nevojave për energji. Karburanti ende po mbaron dhe shërbimet do të ndërpriten nëse vëllime shumë më të mëdha nuk hyjnë menjëherë", u tha Dujarric gazetarëve.

Ndërkohë Rripi i Gazës nën bllokadë, i shkatërruar nga sulmet brutale të ushtrisë izraelite gjatë 21 muajve të fundit, u filmua nga qyteti Sderot në jug të Izraelit, raporton Anadolu.

Sulmet izraelite i kanë shndërruar ndërtesat në rrënoja ndërsa gjurmët e sulmeve vërehen në shtëpitë në të gjithë pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Në pamje shihet tymi që ngrihet nga zonat e shënjestruara nga sulmet izraelite, së bashku me lëvizjen e tankeve dhe automjeteve ushtarake izraelite përgjatë kufirit.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRA) në një deklaratë më parë tha se lufta e vazhdueshme e Izraelit ka shkatërruar 92 për qind të shtëpive palestineze në Rripin e Gazës.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 57.680 ndërsa numri i të plagosurve në 137.40/ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco