Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

11:44, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhjetëra persona u shpëtuan mrekullisht nga shembja e një tuneli në Los Angeles të mërkurën në mbrëmje.

Departamenti i zjarrfikësve të Los Angelesit dërgoi të gjitha ekipet e kërkimit dhe shpëtimit urban rreth orës 8 të mbrëmjes, për të shpëtuar  punëtorët e bllokuar nën rrënoja në Wilmington.

Sipas NBC Los Angeles, deri në 31 punëtorë u ngritën nga një vinç në sipërfaqe në grupe prej tetë personash derisa të gjithë u gjetën.

Punëtorët e shpëtuar u panë duke u përqafuar në shenjë lehtësimi, ndërsa këmbët e tyre prekën tokën në vendin e ndërtimit në rrugën South Figueroa.

Shembja ndodhi në projektin e tunelit të daljes së ujërave të zeza në Los Angeles me vlerë 630.5 milionë dollarë, i porositur nga distrikti i Sanitarisë së Qarkut të Los Angeles.

Flatiron Dragados, kontraktori kryesor për projektin e ujërave të zeza, shkroi gjithashtu në faqen e tij të internetit se tuneli është 10 kilometra i gjatë, rreth 18 metra i gjerë dhe 450 metra nën nivelin e tokës.

Duke i bërë përpjekjet e shpëtimit më të komplikuara, qasja e vetme në tunel është deri në gjashtë 8 kilometra larg vendit ku punëtorët ishin të bllokuar, thanë zjarrfikësit e Los Angelesit.

Por punëtorët me sa duket arritën të ngjiteshin mbi një grumbull dheu prej afërsisht 3 deri në 4.5 metrash për t’u ribashkuar me kolegët e tyre në anën tjetër të rrënojave.

Nga aty, punëtorët u larguan nga boshti i tunelit duke përdorur një sistem ashensori të njohur si kafaz zogjsh, tha për Los Angeles Times Michael Chee, zëdhënës i distriktit të Sanitarisë së Qarkut të Los Angeles. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco