Rimëkëmbja e Ukrainës, URC2025/ Konferenca ndërkombëtare hap dyert me pjesëmarrje historike

Rimëkëmbja e Ukrainës, URC2025/ Konferenca ndërkombëtare hap dyert me pjesëmarrje historike

09:49, 10/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Roma është sot një qendër globale diplomacie, ku nuk diskutohet vetëm rindërtimi i Ukrainës, por edhe e ardhmja e saj politike, ekonomike dhe evropiane.

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, URC2025, hap sot dyert në qendrën e kongreseve “La Nuvola” në Romë, duke mbledhur mbi 5,000 pjesëmarrës nga e gjithë bota. Qeveritë e Italisë dhe Ukrainës, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, organizojnë këtë samit dyditor që synon të vendosë prioritetet për rindërtimin afatgjatë të Ukrainës pas dëmeve shkatërruese të luftës.

Në këtë forum marrin pjesë më shumë se 100 delegacione shtetërore, 40 organizata ndërkombëtare, përfaqësues të sektorit privat, banka zhvillimore, OJQ dhe autoritete vendore ukrainase.

So në seancën hapëse, do të marr fjalën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në këtë konferencë ndodhen edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri polak Donald Tusk, ai holandez Dick Schoof, si dhe liderë nga Greqia, Lituania, Estonia, Moldavia dhe vende të tjera të BE-së dhe rajonit.

Delegacioni amerikan drejtohet nga Keith Kellogg, përfaqësues special i Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, i cili zhvillon takime të mbyllura me Zelenskyyn dhe zyrtarët evropianë.

Konferenca strukturohet rreth katër fusha prioritare:

1.    Investime private dhe zhvillim ekonomik

2.    Rimëkëmbje sociale dhe barazi

3.    Forcimi i autoriteteve vendore dhe zhvillimi rajonal

4.    Integrimi në Bashkimin Evropian dhe reforma antikorrupsion

Italia shpall një paketë prej 300 milionë euro për të mbështetur sipërmarrjet ukrainase dhe autoritetet lokale në projektet e rindërtimit. Ndërkohë, do të diskutohen mekanizmat financiarë për përdorimin e fondeve të ngrira ruse, si pjesë e burimeve për mbulimin e kostove të rikuperimit.

Në prag të konferencës, Presidenti Zelenskyy zhvilloi një takim të rëndësishëm me Papa Leonin XIV në Castel Gandolfo. Ati i Shenjtë rikonfirmoi gatishmërinë e Vatikanit për të ndërmjetësuar në një dialog për paqe, megjithëse kjo çështje mbetet jashtë axhendës zyrtare të URC2025.

Ndërkohë, në ambient e qendrës së kongresit, do të zhvillohen sot dhe nesër takime paralele që përfshijnë temën e barazisë gjinore, dixhitalizimit, arsimit, trajtimit të veteranëve, si dhe luftës kundër korrupsionit, në bashkëpunim me OECD dhe BERZH.

Zona EUR e Romës ndodhet nën masa të rrepta sigurie: rrugë të bllokuara, ndalim i dronëve dhe pranisë protestuese, ndërkohë që autoritetet italiane koordinojnë pjesëmarrjen e liderëve botërorë me ndihmën e shërbimeve të inteligjencës dhe policisë vendore./ Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco