Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja tregtare ndaj gjashtë vendeve, në kuadër të politikës së tij të rishikuar tregtare.
Përmes një njoftimi në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se ka dërguar letra zyrtare drejtuesve të Filipineve, Bruneit, Moldavisë, Algjerisë, Irakut dhe Libisë, duke i informuar për tarifat e reja që do të hyjnë në fuqi.
Sipas vendimit të ri, tarifat do të jenë:
-30% për mallrat nga Algjeria, Libia dhe Iraku
-25% për produktet nga Brunei dhe Moldavia
-20% për importet nga Filipinet
Masat janë në përputhje me paketën e tarifave të shpallura më herët në prill, megjithëse ka pasur disa ndryshime: tarifa ndaj Irakut është ulur nga 39% në 30%, ndërsa ajo për Filipinet është rritur nga 17% në 20%.
Ky zhvillim shënon një tjetër hap në përpjekjet e Trump për të rinegociuar marrëdhëniet tregtare të SHBA-së dhe për të rritur presionin ndaj vendeve që, sipas tij, përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga tregu amerikan.
© SYRI.net