Vrasje me kërpudha në Australi/ Pamje të reja zbulojnë lëvizjet e Patterson pas krimit

Vrasje me kërpudha në Australi/ Pamje të reja zbulojnë lëvizjet e Patterson pas krimit

18:41, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pamje të reja nga kamerat e sigurisë zbulojnë lëvizjet e Erin Patterson pak kohë pasi u shërbeu të ftuarve të saj vaktin vdekjeprurës me kërpudha helmuese.
Patterson, 50 vjeçe, u dënua të hënën për vrasjen e tre personave dhe për tentativë vrasjeje ndaj një të katërti, në një nga gjyqet më tronditëse në Australi vitet e fundit, një rast që ka bërë xhiron e botës.

Pamjet e reja ekskluzive, të publikuara nga Daily Mail, tregojnë Patterson duke vozitur vetëm 30 minuta pas vaktit më 29 korrik 2023, ndërsa hedh kartona dhe një qese mbeturinash.

Dyshohet se mes tyre ndodheshin pjatat e përdorura për vaktin fatal, të cilat nuk u gjetën kurrë gjatë hetimeve policore.
Gjithashtu, besohet se në ato mbetje mund të ishin hedhur edhe copat që kishin mbetur nga ushqimi vdekjeprurës i shërbyer të ftuarve të saj.

Vakti iu shërbye ish-vjehrrit dhe ish-vjehrrës së saj, Don dhe Gail Patterson, motrës së Gail, Heather Ëilkinson, si dhe pastorit Ian Ëilkinson, i vetmi që mbijetoi.

Gjatë gjyqit, prokurorja Nanette Rogers argumentoi se Patterson kishte përgatitur me qëllim një pjatë të ndryshme për veten, për të shmangur helmimin. Sipas dëshmisë së të mbijetuarit, Patterson kishte ngrënë nga një pjatë portokalli, ndërsa të tjerët nga pjatat gri.
Mbrojtja, nga ana tjetër, u përpoq të minonte besueshmërinë e dëshmitarit, duke pretenduar se ai ishte ngatërruar me ngjyrat e pjatave.

Megjithatë, prokuroria paraqiti një kronologji të detajuar dhe prova që e lidhin Patterson me një plan të paramenduar, përfshirë edhe hedhjen e një aparati për tharje (dehumidifier) që dyshohet se ishte përdorur për tharjen e kërpudhave helmuese, disa ditë pas vaktit.

Patterson e ka mohuar fajësinë gjatë gjithë procesit gjyqësor, por juria u bind se ajo kishte vepruar me qëllim. Syri.net-DailyMail

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco