Nëntë të vdekur pas shembjes së një ure në Indi

Nëntë të vdekur pas shembjes së një ure në Indi

18:18, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën pasi një urë u shemb në shtetin perëndimor indian të Gujarat, raportoi sot NDTV.

Ministri i Shëndetësisë i Gujaratit, Rushikesh Patel, tha se disa automjete ranë në lumin Mahishasgarh kur një pjesë e urës Ghabira u shemb këtë mëngjes.

Ministri shtoi se ura është ndërtuar në vitin 1985.

Anil Dameliya, një zyrtar i lartë, u tha gazetarëve se të paktën nëntë trupa ishin gjetur dhe pesë të tjerë ishin plagosur. Operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco