Netanyahu zbardh diskutimet pas takimit me Trump: Synojmë lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake të Hamasit

Netanyahu zbardh diskutimet pas takimit me Trump: Synojmë lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake të Hamasit

11:09, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zbuluar detaje nga takimi i tij me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Netanjahu tregoi se takimi u përqendrua në përpjekjet për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza, si dhe në vendosmërinë e tij për të “eliminuar” kapacitetet ushtarake të Hamasit dhe aftësinë e kësaj organizate për të qeverisur.

Netanjahu shtoi se gjatë takimit u diskutuan edhe pasojat dhe mundësitë që vijnë nga ajo që e cilësoi si “fitorja e madhe ndaj Iranit”.

Kjo ishte vizita e tij e tretë në SHBA që prej fillimit të mandatit të dytë të Trump më 20 janar. Trump dhe Netanjahu janë takuar dje për herë të dytë brenda dy ditësh, për të diskutuar situatën në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, i dërguari i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme ka deklaruar se Izraeli dhe Hamasi janë pranë një marrëveshjeje për armëpushim, pas afro dy vitesh lufte të përgjakshme.

Sipas burimeve të cituara nga faqja amerikane Axios, një delegacion nga Katari, vendi që ndërmjetëson bisedimet indirekte mes përfaqësuesve izraelitë dhe organizatës palestineze Hamas, është takuar me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë një ditë para mbërritjes së Netanjahut në Washington.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco