Tërmet në Modena të Italisë

Tërmet në Modena të Italisë

10:58, 09/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar në Modena të Italisë. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra u lokalizua pranë San Felice sul Panaro, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet nuk raportohet të kenë shkaktuar dëme materiale, por janë ndier në zonën përreth. Disa qytetarë kanë pohuar se tërmeti është ndier deri në Mantova.

Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa ekspertët theksojnë se aktiviteti sizmik në këtë zonë është i zakonshëm, por nuk përjashtohet mundësia e paslëkundjeve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco