Trump shpërthen ndaj gazetarit që pyeti për Epstein: Njerëzit ende flasin për këtë të ndyrë?

Trump shpërthen ndaj gazetarit që pyeti për Epstein: Njerëzit ende flasin për këtë të ndyrë?

22:05, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-ve është shfaqur i revoltuar në një mbledhje kabineti pas një pyetjeje për Epstein; Bondi jep shpjegime për hetimin dhe mungesën e pamjeve nga burgu.

Presidenti Donald Trump reagoi ashpër ndaj një gazetari gjatë një mbledhjeje të kabinetit të martën, pas një pyetjeje të drejtuar Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi, mbi çështjen e shumëpërfolur të Jeffrey Epstein.

“A mund ta ndërpres për një sekondë?”, tha Trump, duke e cilësuar pyetjen të papërshtatshme në kontekstin aktual. “Po flisni ende për Jeffrey Epstein? Njerëzit ende flasin për këtë djalë, këtë të ndyrë? Kemi Teksasin, kemi tragjedi dhe fitore të mëdha. Dhe ende po flasim për këtë idiot?”

Gazetari kishte pyetur nëse Epstein kishte ndonjë lidhje me shërbime inteligjente amerikane apo të huaja dhe pse mungon një minutë nga pamjet e sigurisë në ditën kur ai vdiq në burg në 2019.

Pam Bondi, e cila mori fjalën pas ndërhyrjes së Trump, theksoi se nuk ka asnjë provë që Epstein ka punuar për ndonjë agjenci inteligjence, por premtoi se do të verifikojë çdo të dhënë të re që mund të dalë.

Ajo shtoi se “lista e klientëve” që përflitet në publik nuk ekziston sipas dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë (DOJ) dhe FBI-së, të publikuara të dielën, të cilat gjithashtu konfirmuan zyrtarisht se Epstein kreu vetëvrasje.

Lidhur me pamjet që mungojnë, Bondi shpjegoi se sistemi i kamerave në burg është i vjetruar, që nga viti 1999, dhe çdo natë regjistrimet mbivendosen automatikisht, duke fshirë gjithmonë të njëjtën minutë në çdo video.

“Ne kërkuam publikimin e videos që tregon qartë se mungesa e një minute është një ndodhi teknike, jo e qëllimshme,” tha Bondi. “Dhe nuk ka asgjë që sugjeron një skenar tjetër përveç vetëvrasjes.”

Prokurorja theksoi gjithashtu se nga mijëra materiale të sekuestruara nga Epstein, shumë përmbajnë pornografi për fëmijë, nuk do të publikohen për arsye ligjore dhe etike.

“Kjo çështje është mbyllur për sa i përket hetimit penal federal,” përfundoi Bondi.

“Dhe kaq për Epsteinin.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco