Arrestohen me akuza për korrupsion dy kryetarë bashkie të opozitës turke

Arrestohen me akuza për korrupsion dy kryetarë bashkie të opozitës turke

20:57, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy kryetarë bashkie nga Partia Popullore Republikane (CHP), partia kryesore e opozitës në Turqi, në provincën e Antalias janë arrestuar me akuza për korrupsion, njoftuan sot media shtetërore dhe qeveria.

Ministria e Brendshme njoftoi sot në platformën X se kryetari i bashkisë së Antalias, Muhittin Bocek, ishte shkarkuar për shkak të arrestimit të tij. Bocek i mohoi akuzat në X.

Ai dhe dy kryetarë të tjerë bashkie të CHP-së u arrestuan të shtunën.

“Një tjetër kryetar bashkie i CHP-së nga rajoni Manavgat, në Antalya u arrestua. Niyazi Nefi Kara përballet me akuza për marrjen e ryshfeteve”, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.

Aktualisht, 15 kryetarët e bashkive të CHP-së, ndodhen në paraburgim – përfshirë kryetarin e njohur të Stambollit dhe ish-kandidatin presidencial Ekrem Imamoglu, i cili gjithashtu është shkarkuar nga detyra.

Opozita i sheh arrestimet si të motivuara politikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco