Operacioni i vështirë u zhvillua në një akullnajë mbi Saas-Fee të Zvicrës, sipas një njoftimi të Air Zermatt, një kompani e shpëtimit ajror.
Një burrë po ecte mbi dëborë me qenin e tij të vogël, kur papritmas ra në një çarje me thellësi rreth tetë metrash.
Qeni shpëtoi dhe mbeti në skajin e çarjes, duke pritur ardhjen e shpëtimtarëve. Për fat të mirë, burri kishte me vete një radio dhe njoftoi autoritetet.
Shpëtimtarët filluan kërkimin në zonë, por hasën vështirësi për të gjetur vendin e rënies, pasi akullnaja ishte shumë e madhe dhe çarja shumë e vogël dhe e vështirë për t’u dalluar, sipas lefigaro.
Zgjidhja erdhi nga qeni chihuahua… Ai filloi të lëvizte dhe shpëtimtarët e vunë re, duke u udhëhequr drejt pikës së ngjarjes.
“Falë sjelljes së qenit, ekipi arriti të lokalizojë saktësisht vendin e aksidentit,” tha Air Zermatt, që organizoi operacionin e shpëtimit. Ata zbritën me litarë dhe shpëtuan burrin, i cili u dërgua në spital së bashku me qenin. Syri.net-iefimerida
© SYRI.net