'Ferri' zbriti në tokë, Spanja nxjerr ushtrinë për të shuar flakët

'Ferri' zbriti në tokë, Spanja nxjerr ushtrinë për të shuar flakët

14:16, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Spanjë po zhvillohet një garë e vërtetë me kohën për të shuar një zjarr të madh pyjor që shpërtheu në një zonë rurale të provincës së Tarragonës.

Autoritetet flasin për një ferr të vërtetë, ndërsa përhapja e flakëve po ndihmohet nga era e fortë që shkon deri në 100 kilometra në orë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez njoftoi se në orët e fundit, në vendngjarje janë dërguar edhe anëtarë të Njësisë së Emergjencave Ushtarake. Shtrirja dhe intensiteti i zjarrit, i cili shpërtheu në komunën e Päuls dhe ka djegur tashmë mbi 2,300 hektarë tokë, i ka shtyrë autoritetet të urdhërojnë popullsinë e tetë qyteteve të vogla dhe disa lagjeve të qytetit të Tortosa-s të qëndrojnë brenda, me dyer dhe dritare të mbyllura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco