Trump premtoi më shumë armë për Ukrainën, Kremlini: Kjo vetëm sa e zgjat konfliktin

Trump premtoi më shumë armë për Ukrainën, Kremlini: Kjo vetëm sa e zgjat konfliktin

13:50, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas një deklarate të presidentit amerikan Donald Trump, se SHBA do të duhet ta furnizojë Kievin me më shumë armë, Kremlini ka deklaruar se do të duhet kohë për të sqaruar se çfarë armësh po i dërgon dhe do t’i dërgojë SHBA-ja Ukrainës.

Sipas agjencisë AFP, Rusia ka paralajmëruar se dërgimi i armëve ndaj Ukrainës shërben vetëm për të zgjatur konfliktin.

“Është e qartë, natyrisht, se këto veprime me shumë gjasë nuk përputhen me përpjekjet për të promovuar një zgjidhje paqësore,” ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp, sipas agjencive ruse të lajmeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco