Raporti tronditës: Franca synon të fundosë Britaninë

Raporti tronditës: Franca synon të fundosë Britaninë

14:02, 17/07/2017
A+ Aa A-

Franca synon të fundosë ekonominë britanike duke i shpallur luftë të hapur distriktit më të rëndësishëm financiar të kryeqytetit britanik, City of London. Akuza e rëndë vjen nga përfaqësuesi i distriktit financiar në Bashkimin Europian, ish-ministri i brendshëm britanik, Jeremy Broëne.

Në raportin dërguar ministrave britanikë, Broëne shkruan se Parisi zyrtar kërkon të sabotojë zemrën ekonomike të Londrës, duke shfrytëzuar Brexit-in. Ai shpjegon se kjo është një përpjekje se presidentit të ri francez Emmanuel Macron për të rrëzuar City of London, distriktin kryesor financiar, që prodhon afro 66 miliardë Stërlina në vjelje taksash, thuajse gjysma e buxhetit për shërbimin shëndetësor në të gjithë Anglinë.

Broëne thekson se vizita e tij në institucionet financiare franceze, si Banka Qendore e Francës, apo Ministria franceze e Finacave, është më e keqja që kishte pasur në Bashkimin Europian.

Ata janë të qartë si kristali, shkruan ish-ministri britanik, synimin i tyre është dobësimi i Britanisë dhe degradimi i City of London, pasi ata e shohin Britaninë si kundërshtare, jo partnere.

Në raport thuhet se Franca po tenton të joshë firmat e rendësishme financiare të shpërngulen në Paris, duke u ofruar shuma të mëdha. DailyMail sjell në vëmendje një deklaratë të ministrit francez të fianancave, Bruno Le Maire, i cili thotë se Brexit është një mundësi e shkëlqyer për Francën.

Muajin e kaluar presidenti francez Emmanuel Macron, një ish-ekspert bankash, priti në Paris kryeministren britanike Theresa May. Të dy liderët pohuan njëzëri bashkëpunimin e ngushtë mes vendeve, edhe pas shkëputjes së Britanisë së madhe nga Bashkimi Europian

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco