Zjarr i përmasave të mëdha përfshin Katalonjën, djeg mbi 8,000 hektarë në 24 orë

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin Katalonjën, djeg mbi 8,000 hektarë në 24 orë

12:24, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i furishëm që ka përfshirë një park kombëtar në Katalonjë po përhapet me shpejtësi, duke shkrumbuar mbi 8,000 hektarë brenda vetëm 24 orësh. Flakët kanë kapluar zonën midis fshatrave Paũls dhe Alfara de Carles, duke detyruar autoritetet të izolojnë gjashtë fshatra për shkak të rrezikut të përhapjes së mëtejshme për shkak të erërave të forta.

Vala rekord e të nxehtit që ka mbërthyer Evropën ka vështirësuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe ka rritur ndjeshëm rrezikun e shpërthimit të vatrave të reja. Qeveria rajonale e Katalonjës ka kërkuar ndërhyrjen e Njësisë Ushtarake të Emergjencave të Spanjës për të ndihmuar në përballimin e situatës kritike.

Zjarrfikësit dhe forcat e emergjencës janë të shpërndarë në terren, por flakët po përparojnë me intensitet të lartë. Meteorologët spanjollë paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme, që ka çuar në regjistrimin e temperaturave më të larta për muajin qershor, është e lidhur ngushtë me ndryshimet klimatike.

Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet dhe të qëndrojnë në shtëpi deri në një përmirësim të kushteve atmosferike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco