Pse duhet ta vizitoni Castel Gandolfo-n, vendin ku Papa Leo pushoi gjatë verës në Itali?

Pse duhet ta vizitoni Castel Gandolfo-n, vendin ku Papa Leo pushoi gjatë verës në Itali?

09:01, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa temperaturat e larta përvëlojnë Romën, vetëm 25 kilometra larg saj ndodhet Castel Gandolfo, një perlë buzë liqenit ku papët kanë pushuar për shekuj me radhë. I ndërtuar buzë një liqeni krateri vullkanik, ky qytet i vogël ofron klimë të freskët, pamje mbresëlënëse dhe një trashëgimi të pasur historike dhe kulturore. Castel Gandolfo ka qenë vendpushim veror për papët që nga shekulli i 17-të, kur Papa Urbani VIII ndërtoi atje pallatin papnor, një kompleks i mrekullueshëm 55 hektarësh, më i madh se vetë Vatikani.

Pas një pauze 12-vjeçare gjatë pontifikatit të Papa Françeskut, i cili e shmangu këtë traditë, Papa i sapozgjedhur Leo XIV e ka ringjallur zakonin duke mbërritur këtë javë për pushimet e tij gjashtë-javore. Vizitorët kanë mundësinë të ndjekin hapat e tij në këtë qytet piktoresk, i cili ofron jo vetëm histori dhe arkitekturë baroke, por edhe pushim buzë ujërave të kthjellëta të Liqenit Albano. Vetë pallati papnor është i hapur për publikun dhe ofron vizita në dhoma historike, kopshtet papale, një fermë funksionale dhe një observator të drejtuar nga astronomë jezuitë.

Përtej rezidencës papnore, qyteti ofron përjetime të veçanta: nga shëtitjet në rrugicat e pjerrëta dhe ndalesat për kafe në Piazza della Libertà, deri te vizita në Kishën e San Tommaso da Villanova, projektuar nga mjeshtri Gian Lorenzo Bernini. Një atraksion kurioz është edhe kutia e parë postare në botë, ende funksionale. Për ata që kërkojnë freski, liqeni ofron mundësi për plazh, sporte ujore dhe relaks me pamje të rralla.

Castel Gandolfo është lehtësisht i arritshëm nga Roma me tren në vetëm 45 minuta, duke e bërë atë arratisjen ideale për këdo që kërkon të shpëtojë nga vapës së qytetit dhe të zhytet në një përvojë që kombinon historinë, natyrën dhe qetësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco