Pesë ushtarë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga një pajisje shpërthyese në Beit Hanun në veri të Gazës, njoftuan sot Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), duke cituar mediat shtetërore. Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, kur një patrullë këmbësore nga nga Batalioni Netzah Yehuda po kalonte qytetin Beit Hanoun.
Militantët hapën gjithashtu zjarr ndaj ushtarëve teksa po evakuonin kolegët e plagosur.
"Ushtarët e këmbësorisë u goditën nga një bombë e vendosur në anë të një rruge pak pas orës 22:00 (19:00 GMT) të hënën, gjatë operacioneve tokësore në Beit Hanoun. Ushtarët po vepronin në këmbë dhe nuk ndodheshin brenda një automjeti", u njoftua përmes Radios së Ushtrisë Izraelite.
Ushtarët vdiqën afërsisht dy javë pasi Izraeli raportoi një nga ditët më vdekjeprurëse në muajt e fundit në Gaza, kur shtatë ushtarë u vranë kur një sulmues palestinez i bashkëngjiti një bombë automjetit të tyre të blinduar.
© SYRI.net