Administrata amerikane e Presidentit Donald Trump ka revokuar përcaktimin e Frontit al-Nusra si një organizatë terroriste e huaj, sipas një memorandumi të publikuar në internet të hënën (7/7).
Organizata islamiste Hayat Tahrir al-Sham (HTS), dikur ishte një degë e al-Kaedës në Siri, e njohur me emrin Fronti al-Nusra.
Memorandumi, i datës 23 qershor dhe i nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, u publikua në një version paraprak të Regjistrit Federal të SHBA-së, përpara botimit zyrtar që pritet të martën.
Ministria e Jashtme siriane nuk ka komentuar ende mbi vendimin e SHBA-së.
Hayat Tahrir al-Sham rrëzoi nga pushteti presidentin sirian Bashar al-Assad dhe aktualisht udhëheq qeverinë kalimtare siriane. Presidenti i saj i përkohshëm, Ahmed al-Sharaa, e ka nxjerrë vendin nga izolimi dhe ka realizuar dhjetëra vizita zyrtare në kryeqytete të huaja.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pranoi të heqë sanksionet ndaj Sirisë gjatë një takimi me al-Sharaa në Riad dhe shpalli emërimin e një të dërguari të posaçëm amerikan për Sirinë.
Edhe Bashkimi Evropian vendosi të heqë sanksionet kundër Sirisë. Syri.net-CNN.gr
© SYRI.net