Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Polonia me kokëfortësi ndryshon ligjet e drejtësisë

Polonia me kokëfortësi ndryshon ligjet e drejtësisë

08:37, 17/07/2017
A+ Aa A-

Edhe Senati ka rënë dakord me ndryshime në drejtësi në Poloni. Të gjitha po shkojnë sipas dëshirës së qeverisë, përveç protestave.

Nga Deutsch Welle

Senati i Polonisë ka miratuar dy ligje kontestuese, me të cilat qeveria konservatore shtrin edhe më shumë kontrollin mbi autoritetet juridike në këtë vend. Pas Sejmit, tani edhe Senati i jep dritën jeshile ndrshimeve kontestuese ligjore tek autoritetet vendore të emrimit të gjykatësve. Kjo instancë është trajtuar deri tani si e pavarur, por në të ardhmen emërimet do të bëhen ndryshe. Autoriteti do të kontrollohet nga Partia për Drejtësi dhe Barazi (PiS) e cila ka shumicën absolute në parlamenti. Ka mbetur vetëm që presidenti Andrzej Duda ta nënshkruajë këtë dokument.

Për shkak të sjelljes së partisë PiS, Komisioni Evropian i BE ka nisur një proces gjyqësor kundër qeverisë në Varshavë, por deri tani pa pasoja.

Ndërhyrja e drejtpërdrejtë

Dokumenti i miratuar i lejon ministrit të Drejtësisë që të emërojë gjykatësit në Poloni. Vëzhguesit thonë se nënshkrimi i presidentit është pothuajse i sigurt. Kritikët nuk kanë mundur të stopojnë deri tani këtë proces. Argumenti i tyre për shkeljen e drejtësisë dhe parimeve të ndrarjes së pushtetit, nuk ka dhënë rezultate. Qeveria në Poloni nuk shqetësohet shumë për këto kritika. Senatori Bogdan Borusevicz nga partitë opozitare thotë:  "Këto ligje do ta varrosin pavarësinë e organeve juridike."

Protestat

Të dielën në Poloni janë mbajtur protesta kundër ndryshimeve të ligjeve. Kjo protestë konsiderohej si një nga argumentet më të fuqishme të opozitës për të parandaluar futjen në fuqi të ligjeve, pasi ditët e mëparshme kanë protestuar vetëm disa qindra demonstrues. Ata i kanë bërë thirrje presidentit Duda që të vendosë veto dhe të mos nënshkruajë ligjet. Motoja e protestave ishte "Liria, drejtësia dhe vëllazëria." Policia ka arrestuar me dhjetëra persona që kishin mbyllur rrugën drejt parlamentit në Varshavë.

Titulli origjinal: Polonia ndryshon ligjet që e "varrosin" drejtësinë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t17/07/2017 11:02

kaq i mjafton edhe ketij psikopatit tone qe tja hyje edhe ai kesaj rruge tani qe ka shumicen

EC17/07/2017 09:40

E qarte. BE do "vetting" vetem ne Shqiperi e ne vende ku synon te mbeshtese ardhjen e ish-komunisteve ne pushtet. Ne Poloni, ku qeverisin "populistet e djathte", apo thjesht antikomunistet qe kane nxjerre ne opozite ish-komunistet, BE kerkon te ruaje pavaresine e sistemit prej "vettingut" qe do te beje qeveria pa pyetur Vllahutinin, Lune, Sorosin dhe Edi Ramen me Erjon Ve(rem)lijen. Nuk ka lufte per pavaresi te drejtesise. Diskutohet vetem se nga do te varet ajo. Dhe ne Poloni po krijohen probleme, sepse me reformen qe po behet, drejtesia do te varet nga polaket dhe jo nga socialistet e progresistet e Bashkimit te Republikave Socialiste Evropiane. Polonia e Hungaria jane modelet qe duhen ndjekur nga te gjitha shoqerite e ish-Evropes Lindore per te cliruar vendet e tyre nga sovjetet e rinj qe po u vijne nga Brukseli e Berlini.

Shto koment

Denonco