SHBA-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve amerikanë

SHBA-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve amerikanë

08:09, 17/07/2017
A+ Aa A-

 Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit po acarohen që prej ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Iranit lirimin e menjëhershëm të të gjithë amerikanëve të burgosour padrejtësisht nga Republika islamike, bëri të ditur sot një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit pasi një amerikan i akuzuar për infiltrim është dënuar nga drejtësia amerikane me dhjetë vjet burg.
«Regjimi iranian vazhdon të mbajë në burg shtetas amerikanë dhe shtetas të tjerë të huaj mbi bazën e ndjekjeve penale të sajuara në fushën e sigurisë kombëtare», deklaroi prerë ky zyrtar. Ai nuk dha asnjë detaj lidhur me qytetarin amerikan të dënuar në Iran, por kujtoi se të gjithë shtetasit e Shteteve të Bashkuara, sidomos ata me dyshtetësi (amerikanë dhe iranianë), të cilët parashikojknë të shkojnë në Iran duhet të lexojnë me vëmendje paralajmërimin e fundit lidhur me udhëtimet, i cili u këshillon amerikanëve të shmangin udhëtimet në këtë vend.

Uashingtoni dhe Teherani nuk kanë marrëdhënie diplomatike që prej prillit të vitit 1980, në kuadrin e revolucionit islamik,dhe pas një periudhe ngrohjeje të lehtë në kohën e mandatit të dytë të presidentit Barack Obama, marrëdhëniet janë përsëri të tendosura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco