Krime financiare, arrestohet vëllai i presidentit të Iranit

Krime financiare, arrestohet vëllai i presidentit të Iranit

18:07, 16/07/2017
A+ Aa A-

Vëllai i presidentit iranian, Hossein Fereydoun, i cili njëkohësisht ka mbajtur edhe postin e këshilltarit të veçantë të presidentit është arrestuar.

Sipas asaj që ka deklaruar një zëdhënës i drejtësisë iraniane, Hossien Fereydoun, akuzohet për krime financiare.

“Hossein Fereydoun si dhe persona të tjerë të lidhur me të janë marrë disa herë në pyetje. Për vëllai e presidenti u vendos një garanci, por duke qenë se ai nuk mund ta paguante është burgosur. Nëse ai paguan garancinë do të lirohet”, ka deklaruar zëdhënësi, Gholamhassein Mohsen- Ejein.

Emri i vëllait të presidentit Hassan Rohan, është përmendur për më shumë se një vit për përfshirje në afera korruptive dhe konservatorët kishin kërkuar disa herë arrestimin e tij për korrupsion.

Hassan Rohan u rizgjodh për herë të dytë si president të Iranit në maj, ku mori 57% të votave. Gjatë fushatës elektorale Rohan është akuzuar shpesh herë për pengim të hetimeve ndaj të afërmve të tij, të cilët akuzoheshin për korrupsion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco