Europoli arreston 66 persona në Spanjë pas skandalit të mishit të kalit

Europoli arreston 66 persona në Spanjë pas skandalit të mishit të kalit

13:22, 16/07/2017
A+ Aa A-

Agjencia policore evropiane, Europol, ka bërë të ditur se ka arrestuar 66 persona, të cilët kanë shitur mishin e kalit, që është konsideruar i papërdorshëm për konsum njërëzor, transmeton Reuters.

Në kuadër të hetimeve, Europol, ka konfiskuar llogari bankare, prona dhe vetura luksoze, pas një skandali që tronditi vendet evropiane.

Rezultatet e një testimi që ishte kryer në vitin 2013 në Irlandë, tregonin se disa produkte që shiteshin si mish i lopës, kishin 100 për qind përbërje të mishit të kalit.

Policia spanjolle kishte filluar hetimin e një grupi i cili dërgoi shumë kuaj të vjetër dhe në gjendje të keqe nga Spanja dhe Portugalia me dokumente të rreme në Belgjikë, ku gjendet një eksportues i madh i mishit të kalit në Bashkimin Evropian, njofton REL.

Europol, ka thënë se 65 persona janë arrestuar në Spanjë.

I dyshuari kryesor, një qytetar holandez, është arrestuar në Belgjikë.

“Në Spanjë, 65 persona janë arrestuar dhe janë akuzuar për krime si, abuzim me kafshë, falsifikim i dokumenteve, pastrim parash, dhe pjesëmarrës në organizata kriminale”, është thënë në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco