FOTO/ Pas kthimit, Melania Trump i dërgon mesazh zonjës Macron

FOTO/ Pas kthimit, Melania Trump i dërgon mesazh zonjës Macron

10:00, 16/07/2017
A+ Aa A-

Melania Trump, Zonja e parë e SHBA, i ka dërguar një mesazh falenderimi, Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, së cilës i shkruan: "U kënaqa shumë duke shëtitur Parisin nga Sena. Faleminderit znj. Macron që ishe një mikpritëse kaq e hijshme."

Presidenti amerikan Donald J. Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ishin për një vizitë në Francë më 14 korrik. Ata mbërritën të enjten në mëngjes; vizituan Ambasadën Amerikane dhe u mirëpritën nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Znj. Brigitte Macron. Qëllimi i vizitës ishte pjesëmarrja në ceremoninë e përvitshme të Ditës së Bastijës.

Presidenti Trump është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që merr pjesë në këtë ceremoni që nga viti 1989.

Për të përkujtuar zbarkimin e trupave amerikane në tokën franceze gjatë Luftës së Parë Botërore, populli i Francës i ka shpallur Shtetet e Bashkuara si të ftuarit e nderit për këtë vit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco