Blair: Britania mund të mbetet ende në BE

Blair: Britania mund të mbetet ende në BE

07:48, 16/07/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri britanik Tony Blair beson se Britania mund të mbetet ende në BE, pavarësisht vendimit për "Brexit". Ai tha se ka shumë mundësi që tani "Brexit" mos të ndodhë. Ka shumë rëndësi, tha ai, që të mos ndodhë pasi kohët e fundit duket qartë se dalja nga BE-ja e dëmton Britaninë ekonomikisht dhe politikisht.

Blair, i cili është një mbështetës i fortë i qëndrimit të Britanisë në BE, u shpreh se udhëheqësit europianë janë të gatshëm të bëjnë kompromis për lëvizjen e lirë të njerëzve si mënyrë për të shmangur largimin e Britanisë nga blloku.

Ish-kryeministri beson se opsioni për përmbysjen e "Brexit" duhet të jetë në tryezë, shkruan CRI. Artikulli i Toni Blair botohet në kohën e njoftimit të të dhënave të sondazhit të fundit të opinonit publik, ku 70% e britanikëve do të mbështesnin lëvizjen e lirë nëse ajo do të reformohej, sipas të cilës, shtetasit e BE-së nuk do të gëzonin automatikisht të drejtën për t'u vendosur në një vend të BE-së pa pasur më parë një ofertë për vend pune dhe nëse do të kishte kontrolle më të forta për përfitimet dhe ndihmat sociale. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga votuesit gjermanë dhe ata francezë.

Ish-kryeministri David Cameron nisi referendumin e "Brexit" si një mënyrë për të ushtruar presion ndaj udhëheqësve europianë që të bëhen më të ashpër ndaj politikave të emigracionit pas rritjes së ankesave në Mbretërinë e Bashkuar se emigrantët nga Europa lindore po rrëmbenin vendet e punës së vendësve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco