Blindohet Jerusalemi/ Masa të larta sigurie, mbylljen vendet e shenjta

Blindohet Jerusalemi/ Masa të larta sigurie, mbylljen vendet e shenjta

22:08, 15/07/2017
A+ Aa A-

Qyteti i vjetër i Jerusalemit morri sot pamjen e një fortese ku një pjesë e dyerve të tij është nën masa të larta kontrolli dhe hyrja në sheshin e Xhamive është e ndaluar, një ditë pas sulmit vdekjeprurës kundër izraelitëve në këtë vend shumë delikat.

Të premten, tre arabë izraelitë vranë me plumba dy policë izraelitë, para se të ndiqeshin dhe të vriteshin në sheshin e Xhamive, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.

Ky vend, që nga hebrenjtë nderohet si Mali i Tempullit, ndodhet në qytetin e vjetër në pjesë lindore të Jerusalemit të pushtuar dhe të aneksuar nga Izraeli që prej vitit 1967.

Menjëherë pas atentatit, një prej incidenteve më të rëndë në këtë zonë në zemër të konfliktit izraelito-palestinez, autoritetet izraelite kanë ndërprerë hyrjen në shesh të paktën deri të dielën.

Forcat e rendit kanë ngritur një dispozitiv të jashtëzakonshëm.

Janë ngritur barriera për të penguar automjetet dhe kalimtarët që të afrohen.

Vetëm personat që jetojnë në qytetin e vjetër mund t’i kalojnë këto masa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco