Fjalime dhe homazhe, Turqia përkujton përvjetorin e grushtit të shtetit

Fjalime dhe homazhe, Turqia përkujton përvjetorin e grushtit të shtetit

15:45, 15/07/2017
A+ Aa A-

Turqia po mban një sërë ceremonish për të shënuar përvjetorin e parë e grushtit të shtetit,  gjatë të cilit humbën jetën 260 vetë persona dhe u plagosën 2.196 të tjerë.  

Seancë parlamentare e jashtëzakonshme, fjalime në mesnatë dhe homazhe për martirët.

Drejtuesit turq kanë përgatitur një program gjithëpërfshirës për të shënuar përvjetorin e kryengritjes .

Që 15 korriku i vitit të kaluar, qeveria ka shkarkuar më shumë se 150,000 punonjës nga institucionet shtetërore në një spastrim që vazhdoi deri në prag të përvjetorit.

Presidenti Erdogan ka hedhur poshtë kritikat, duke thënë se duhet të çrrënjosë mbështetësit e grushtit të shtetit.

Nëse dështimi i ushtarëve të rebeluar u përshëndet nga Erdogan si nje fitore demokratike, dënimet e ndërmarra që prej asaj kohe nga autoritetet kanë ngjallur shqetësimin e partnerëve perëndimorë të Ankarasë dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Duke akuzuar predikuesin, Fethullah Gulen si organizator të grushtit të shtetit, gjë që ai nuk e pranon, Ankaraja ka përndjekur vazhdimisht mbështetësit e tij që prej një viti duke arrestuar më shumë se 50 000 persona dhe shkarkuar më shumë se 100 000 të tjerë.

Edhe dje, më shumë se 7 000 ushtarë, policë dhe punonjës të disa ministrive u pushuan nga puna.

Po dje, predikuesi Gulen, ish-aleat i Erdogan që jeton i mërguar në SHBA, ka hedhur edhe një herë poshtë çdo lidhje me grushtin e dështuar të shtetit dhe denoncoi një gjueti shtrigash./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco