Zelanda e re goditet nga një stuhi e fuqishme dëbore

Zelanda e re goditet nga një stuhi e fuqishme dëbore

14:52, 15/07/2017
A+ Aa A-

E ndërsa shqiptarët po “digjen” nga vapa, banorët në Zelandën e Re po përballen me erëra të dhunshme, rrebeshe e deri reshje dëbore, që kanë shkaktuar edhe probleme në fluturime e ndërprerje të energjisë elektrike.

Shteti-ishull i Paqësorit Jugor u godit nga erëra që mbërrinin shpejtësinë 160 km në orë.

Mbi 10 mijë banesa e biznese mbetën pa energji elektrike, një sërë autostradash u mbyllën e tragetet u pezulluan prej dallgëve të larta.

Zelanda e Re është përballur me një përkeqësim të ndjeshëm të motit këto muajt e fundit.

Fronti i ftohtë i përplasur mbi vendin ka hedhur edhe dëborë në jug të ishullit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco