Shenja e pikësimit në postimin e Khameneit çon 12 vite pas hekurave blogerin iranian

Shenja e pikësimit në postimin e Khameneit çon 12 vite pas hekurave blogerin iranian

07:30, 04/09/2024
A+ Aa A-

Hossein Shanbehzadeh, një bloger iranian, u dënua me 12 vite burg nga një gjykatë e Republikës Islamike pasi iu përgjigj një postimi të liderit Ali Khamenei në platformën ‘X’ duke i korrigjuar shenjën e pikësimit.

Fotoja e shpërndarë në maj nga Lideri Suprem e tregonte atë me ekipin e volejbollit dhe përshkrimi nuk kishte asnjë shenjë pikësimi. Korrigjimi drejtshkrimor i shkrimtarit 35-vjeçar mori shumë më shumë pëlqime sesa botimi i Ajatollahut, ndaj autoritetet e arrestuan disa javë pas përgjigjes së tij.

Image

Aktivisti ishte arrestuar më parë në vitin 2019 me akuzën e “fyerjes së shenjtërisë dhe liderit suprem të Republikës Islamike”. Komentet e tij në internet thuhet se kishin në shënjestër Khamenein.

Prokurorët iranianë e kanë akuzuar blogerin se "spiunon për llogari të zyrtarëve të lartë të Mossad", "fyerje të shenjtërisë fetare" dhe "kryerje të shumta të akteve blasfemike".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco